Rreth BTTC
Që prej vitit 2005, Universiteti Marin Barleti ofron programe formuese të cilësisë së lartë në edukim për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm.

Qendra e Trajnimit dhe Testimit Barleti (BTTC) funksionon si një njësi e koordinimit organizativ, e administruar krejtësisht nga UMB , dhe krijon një platformë shërbimi për një sërë ofertash trajnimi dhe testimi të dalluara në rang ndërkombëtar.

Programet e BTTC ofrojnë një mundësi të mrekullueshme për dikë që synon të kombinojë mësimin me një ambient të këndshëm, intim dhe profesional pranë Kampusit II të UMB, i lokalizuar pranë Qendrës Kristal, Selite.

BTTC e ka përqendruar misionin e saj në trajnimin dhe testimin e fushave të tilla si: Teknologji Informacioni, Aftësi Menaxheriale, Gjuhë Angleze dhe Soft Skills.

Pse BTTC?
BTTC nëpërmjet partnerëve globalë, stafit të kualifikuar, materialeve përgatitore dhe trajnimeve të saj ju ofron mundësinë secilit të identifikojë njohuritë e tij, t’i përvetësoje dhe me kalimin e kohës të arrijë suksesin e kërkuar.

Çertifikatat e BTTC janë të njohura në rang ndërkombëtar dhe nëpërmjet trajnimeve që ofron, ajo i pajis individët me aftësitë e nevojshme për të qenë konkurrentë në treg.

Trajnimet u drejtohen studentëve, menaxherëve, liderëve, asistentëve të projekteve, punonjësve të departamenteve, analistëve, specialistëve të burimeve njerëzore, administratës, marketing-ut etj.