Gjuha angleze në shqipëri
Trajnimet e gjuhës angleze vlerësohen në treg me shumën prej 50 miliarde USD. Kompanitë, punonjësit me eksperience dhe ata që kërkojnë punë për herë të parë kuptojnë se duke vlerësuar vetëm aftësitë e tyre bazë nuk mund të sigurojnë një avantazh konkurrues në tregun e sotëm global.

Sot, në botën konkurruese të tregut të punës ju duhet të përfitoni nga cdo avantazh që mund të gjeni. Për këtë arsye shumë njerëz preferojnë të pajisen me një certifikatë në mënyrë që të fillojnë një karrierë e cila mund të rritet me hapa të shpejtë. Barleti Training and Testing Center (BTTC) në bashkëpunim me Qendrën Britanike të Testimit Ndërkombëtar, hap programe të reja studimi në Shqipëri , për ngritjen e nivelit të përvetësimit të gjuhës angleze në shkallë vendi. Synimi i këtyre programeve është:
  • Përgatitja e studentëve për të dhënë provime pasuniversitare të gjuhës angleze, të cilat janë të njohura dhe të licensuara nga MASH.
  • Përgatitja e studentëve në mbarë vendin për një nivel më të lartë të përvetësimit të gjuhës angleze.
  • Familjarizimi i studentëve të shkollave të larta dhe specialistëve të fushave të ndryshme me terminologjinë dhe literaturën përkartëse në gjuhën angleze
  • Ngulitja e shprehive praktike të komunikimit në anglisht për grupe dhe individë me profile të ndryshme.