Testi i gjuhës angleze
Pranë BTTC mund të mbrohen teste të ndryshme që ndahen në këto kategori: Pearson A1,A2,B1,B2,C1,C2

Pearson Test of English General (PTE) është i formuluar për të dhënë arritje pozitive në mësimin e gjuhës angleze.

PTE General përbëhet nga dy pjesë: një ese me shkrim dhe një test me gojë. Eseja me shkrim teston dëgjimin, leximin, aftësitë drejtshkrimore dhe vlerësohet nga ekzaminues të jashtëm në Britaninë e Madhe. Testi me gojë vlerësohet nga ekzaminues vendas dhe dërgohet në Britanine e Madhe për moderim.

Pearson Test of English operon në 6 nivele trajnimi dhe testimi, të cilat lidhen me Kuadrin e Përbashkët Europian të Gjuhëve (CEF). Të gjitha nivelet në test janë të vlerësuara nga Edexcel dhe të akredituara nga Ofqual në Britaninë e Madhe.

Certifikata për njohjen e gjuhës angleze nga Pearson NUK skadon.

Studiuesit e gjuhës angleze janë të inkurajuar të kërkojnë mundësi të ndryshme për të praktikuar gjuhën dhe për të vërtetuar progresin e tyre rregullisht.


Niveli i Komunikimit

CEF

PTE General

Koha e Testit
(me shkrim)

Koha e Testit
(me gojë)

Bazik

A1

Niveli A1

1 orë 15min

5 min

Elementar

A2

Niveli 1

1 orë 35 min

5 min

I Mesëm

B1

Niveli2

1 orë 35 min

7 min

I Mesëm i Lartë

B2

Niveli 3

2 orë

7 min

I Avancuar

C1

Niveli4

2 orë 30 min

8 min

Ekspert

C2

Niveli 5

2 orë 55 min

8 min



PTE General integron të katërta aftësitë (Dëgjimin, Leximin, të Folurin dhe Shkrimin)dhe fokusohet kryesisht në vlerësimin e aftësive të komunikimit në Gjuhën Angleze. Përmbajtja e testit është një vazhdim i natyrshëm i leksioneve të zhvilluara gjatë kursit, duke i dhënë një mundësi test - dhënësve të dalin sa më mirë.
  • Vlerësimi i aftësive komunikuese
PTE General është një test me strukturë angleze të gjuhës, i formuluar për t’i dhënë studentëve lirinë të shprehin vetveten dhe të tregojnë aftësite e tyre komunikuese dhe drejtshkrimore në gjuhën angleze.
  • Ushtrimet reale dhe të njohura
Testi përdor materiale të jetës së përditshme dhe detyra, si prsh: mesazhe të shkruara, kuptueshmërinë e bisedave dhe artikuj gazetash, ose pjesëmarrje në bashkëbisedime.
  • Eksperiencë pozitive e testimit
Nëpërmjet një sërë ushtrimesh që janë të përshtatshme dhe të mirëfillta, testi ndihmon studentët të identifikojnë forcat e tyre dhe të ndjekin progresin dhe suksesin e tyre.