Teknologji Informacioni - Kurset
Microsoft Office
Paketa Microsoft Office kontribuon në suksesin tuaj duke ndërtuar lidhjet mes njerëzve, informacionit dhe proceseve të biznesit. Microsoft Office ka evoluar nga një paketë e produkteve personale në një sistem më kompleks dhe më të integruar.
Trajnimet që ofrojmë janë për programet:
  • Computers Made Easy - 10 Orë / €25
Studentët do të njihen me komponentët hardware, me teknikat praktike të DOS dhe Windows dhe me zbatimet e tyre.
  • Microsoft Access
- Access 2007 - Niveli 1 - 20 Orë / €80
Studentët do të mësojnë konceptet themelore të bazave të të dhënave, krijimin dhe modifikimin e tyre duke përdorur Access 2007.

- Access 2007 - Niveli 2 - 20 Orë / €80
Studentët do të krijojnë lidhje komplekse të bazave të të dhënave duke strukturuar të dhënat ekzistuese dhe shfrytëzuar përdorim efektiv të formave dhe raporteve.

- Access 2007 - Niveli 3 - 10 Orë / €40
Studentët do të shkëmbejnë të dhëna me programe të tjera, duke përdorur VBA kodin. Mësohet edhe siguria dhe ndarja e bazave të të dhënave.
  • Microsoft Excel
- Excel 2007 - Niveli 1 - 10 Orë / €40
Studentët do të krijojnë dhe ndryshojnë dokumente dhe libra bazik me Excel 2007.

- Excel 2007 - Niveli 2 - 10 Orë / €40
Studentët do të njihen me riorganizimin dhe përmirësimin e faqeve të punës me template, lista, grafikë, dhe formula.

- Excel 2007 - Niveli 3 - 10 Orë / €40
Studenti mësohet të automatizojë detyra te perbashkëta, aplikojë analiza të avancuara për grupe të dhënash më komplekse, dhe të ndajë të dhëna me programe të tjera.

- Excel 2007 - VBa - 10 Orë / €60
Mëson gjuhën e programimit VBA për të thjeshtësuar shumë prej detyrave që ju realizoni duke përdorur instrumente dhe funksione të ndryshme te Excel 2007.
  • Microsoft Outlook
- Outlook 2007 - Niveli 1 - 10 Orë / €30
E-mail, kalendar dhe program të menaxhimit të kontakteve.

- Outlook 2007 - Niveli 2 - 10 Orë / €30
Ky kurs pajis nxënësit me aftësitë e nevojshme për përshtatjen e mjedisit të tyre Outlook, kalendar, postë dhe mesazhe për të përmbushur nevojat e tyre specifike.
  • Microsoft Powerpoint
- PowerPoint 2007 - Niveli 1 - 10 Orë / €30
Në këtë kurs ju do të mësoni si të krijoni prezantime elektronike.

- PowerPoint 2007 - Niveli 2 - 10 Orë / €30
Në këtë kurs ju do të mësoni të zhvilloni një prezantim me karakteristika që do të transformojnë atë në një mjet të fuqishëm komunikimi.
  • Microsoft Word
- Word 2007 - Niveli 1 - 10 Orë / €35
Ky kurs është i pari në një seri prej tre kursesh Word 2007. Ai do të furnizojë me konceptet themelore të nevojshme për të prodhuar dokumentet themelore të biznesit.

- Word 2007 - Niveli 2 - 10 Orë / €35
Studentët do te mund të krijojnë dokumente komplekse në Word 2007 dhe do të ndërtojnë mjete të personalizuara eficiente në Microsoft Word 2007

- Word 2007 - Niveli 3 - 10 Orë / €35
Mësoni si të përdorni Word për të krijuar, menaxhuar, rishikuar, dhe shpërndarë dokumente të mëdha, forma.

Windows

- Windows XP - Niveli 1 - 10 Orë / €25
Në këtë kurs ju do të krijoni një dokument, do të mund të organizoni dokumente, do të punoni me Windows Messenger, të punoni me media, të pastroni sistemin e tyre, dhe të kerkoni informacion në internet.

- Windows XP - Niveli 2 - 10 Orë / €25
Në këtë kurs, studentët do të mund të shpërndajnë dokumente dhe të dhëna me kolegët brenda një rrjeti. Ata do të shqyrtojnë avantazhet e Windows XP në internet dhe do të mësojnë se si të personalizojnë e të mirëmbajnë kompjuterat e tyre për të krijuar një hapësirë pune të efektshme.

Programim
Ne thelb, programimi siguron aftësitë e nevojshme për t’i dhënë instruksione kompjuterit se si të kryejë një detyrë, të njohur ndryshe edhe si "kodim". Këto kurse u mësojnë programuesve procesin e shkrimit, testimit dhe mirëmbajtjes së kodit të shkruar në gjuhët e programimit:

  • Gjuha programuese Java
- Java Programming - 50 Orë / €280
Studentët do të mësojnë bazat e programimit në gjuhën Java.
  • Gjuha programuese C
- Introduction to C Programming - 50 Orë / €280
Studentët do të mësojnë bazat e gjuhës së programimit C.
  • Gjuha programuese C++
- C++ Programming Introduction - 50 Orë /€280
Në këtë kurs, studentët migrojnë nga C në C + +, shqyrtojnë konceptet e programimit object-oriented, krijojnë klasa dhe raste, dhe zbatojnë trashëgiminë dhe nxjerrjen e të dhënave. Ata do të krijojnë modele, dhe do të përdorin bibliotekat C + + dhe do të trajtojnë përjashtime të ndryshme.

- Object-Oriented Programming Principles - 10 Orë /€65
Në këtë kurs, studentët do të shqyrtojnë konceptet themelore të modelit te programimit të orientuar në objekte.

- Object-Oriented Programming and Design using Java - 10 Orë /€65
Në këtë kurs, studentët do të shqyrtojnë konceptet themelore të model programimit të orientuar në objekte.

Media dhe Graphic Design
Ne ofrojmë seri të plota të kurseve nga fusha e grafikës, dizajnit dhe web-it. Këto kurse u drejtohen pozicioneve dhe / ose profesionistëve si graphic designer, zhvillues web-i dhe artistëve grafikë të të gjitha niveleve. Programet që ofrohen janë:
  • Photoshop
- Photoshop CS5 - Niveli 1 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të mësojnë përdorimin e shtresave dhe filtrave me qëllim të krijimit të efekteve speciale.

- Photoshop CS5 - Niveli 2 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të rrisin shkathtësitë për krijim të efekteve, korrigjim të fotografive, punës me video fajle and integrimit me aplikacione të tjera të Adobe.
  • Dreamweaver
- Dreamweaver CS5 - Niveli 1 - 10 Orë / €50
Mëson për të ngarkuar informacione në internet duke projektuar, ndërtuar, dhe ngarkuar një faqe interneti.

- Dreamweaver CS5 - Niveli 2 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të zhvillojnë ueb faqe profesionale duke përdorur aplikacionin Adobe® Dreamweaver CS5.

- Dreamweaver CS5 - Niveli 3 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të krijojnë dhe menaxhojnë ueb faqe dinamike, ku shfrytëzohen bazat e të dhënave.
  • HTML
- Web Design with XHTML, HTML and CSS Niveli 1 - 10 Orë / €50
Shqyrton bazat e teknologjisë themelore te web-it dhe krijon faqet tuaja funksionale web duke përdorur gjuhët markup: Hypertext Markup Language (HTML), Extensible Hypertext Markup Language (XHTML), dhe Cascading Style Sheets (CSS).

- Web Design with XHTML, HTML and CSS Niveli 2 - 10 Orë / €50
Për individë të cilët kuptojnë bazat e XHTML, HTML, CSS dhe i kanë përdorur tri teknologjitë për të krijuar faqe web themelore. Përdorni këto teknologji për të krijuar faqe ueb të avancuara dhe provoni vlefshmërinë e tyre.

- Web Design with XHTML, HTML and CSS Niveli 3 - 10 Orë / €50
Studentët do të zbatojnë praktikat më të mira të ueb dizajnit dhe do të krijojnë një faqe interneti që rrit përdorshmërinë dhe interaktivitetin e faqes ueb.

- HTML 4.01: Web Authoring - Niveli 1 10 Orë / €50
Ky kurs paraqet bazat e kësaj teknologjie Web dhe ju mundëson të krijoni faqen tuaj funksionale.

- HTML 4.01: Web Authoring - Niveli 2 10 Orë / €50
Bazohet në konceptet që keni mësuar në HTML 4,01: Niveli 1 dhe ju jep mundësinë të aplikoni aftësitë tuaja të reja.

- HTML 4.01: Web Authoring - Niveli 3 10 Orë / €50
Praktikon aspekte të gjuhës HTML për t'ju ndihmuar të dalloheni midis krijuesve të tjerë të ueb faqeve.
  • Illustrator
- Illustrator CS5 - Niveli 1 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të përdorin Adobe Illustrator CS5 për të krijuar ilustrime që përmbajnë grafikë dhe tekst.

- Illustrator CS5 - Niveli 2 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të krijojnë ilustrime komplekse, punojnë me grafe dhe ndryshore, kontrollojnë si shfaqen ilustrimet në ueb dhe hard copy.
  • InDesign
- InDesign CS5 - Niveli 1 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të përdorin Adobe® InDesign® CS5 për të krijuar dokumente mirë të dizejnuara.

- InDesign CS5 - Niveli 2 - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të përdorin veti të avancuara të InDesign® CS5 për të krijuar dhe dizejnuar përmbajtje në ueb dhe hard copy.

Google Apps

- Introducing Google App s for NEW Business - 20 Orë / €100
Ju do të komunikoni dhe bashkëpunoni me të tjerët duke përdorur aplikacione të ndryshme në Google Apps.

- Google AdWords for Businesses - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të krijojnë një llogari AdWords, do të drejtojnë një fushatë reklame, dhe të ndjekin ecurinë e reklamave.

- Making Google Work For You - 10 Orë / €50
Në këtë kurs, studentët do të përdorin produkte të tilla si Google Chrome, Google Mail, Google Desktop, iGoogle, dhe Google Maps. Studentët do të përdorin aksesoret e Google dhe aplikimet për të komunikuar, bashkëpunuar, për të marrë dhe shkarkuar informacione nga Interneti.

Oraret:
- Një kurs prej 10 orësh zhvillohet brenda një jave, 5 ditë nga 2 orë.
- Një kurs prej 20 orësh zhvillohet brenda dy javeve, 10 ditë nga 2 orë.
- Një kurs prej 50 orësh zhvillohet brenda pesë javëve, 25 ditë nga 2 orë.
- Oraret e mundshme janë:
10-11.30 12-12.30 14-15.30