Prometric - Testing Center
Në BTTC gjendet Qendra e Testimeve Prometric ku kryesisht ofrohen testime për teknologjinë e informacionit.

Prometric është një lider i njohur botëror për testime në fushën e teknologjisë dhe në shërbimet për vlerësimin. Prometric ofron formulim të testeve, mbajtje testimesh dhe shërbim në menaxhimin e të dhënave për klientë në mbarë botën. Në vitin 2008 në Prometric Centre u zhvilluan më shumë se 9 milion provime përmes një rrjeti të përbëre nga mbi 10,000 qendra testimi në më shumë se 160 vende.

Lider ne treg
Certifikimi dhe vlerësimi i tregjeve janë të dizenjuara për të vërtetuar nivelin e njohurive dhe aftësive për të provuar dhe vërtetuar njohuritë dhe aftësitë; për të provuar aftësitë e punës dhe për të mbrojtur publikun nga ata të cilët kërkojnë të mashtrojnë. Prometric është një partner bashkëpunues, i cili ka qënë në pararojë të industrise për dekada të tëra. Klientët, të cilët kërkojnë vlerësimin e kompetencave minimale dhe vërtetimin e kredencialeve profesionale nga zhvillimi i një testimi rigoroz, në përmbushjen e objektivave të tyre të certifikimit përmes teknologjive novatore, të besueshme dhe inteligjencës kreative, marrin një ndihmë të suksesshme për të ardhmen e karrierës së tyre.

Mbi 450 organizata besojnë tek Prometric, që të jetë "mbrojtës" në certifikimet dhe licensimet, duke siguruar se ata që marrin testet e tyre në fakt, zotërojnë njohuritë apo aftësitë e duhura për të përfituar vlerësimin. Prometric është një lider në treg në kryerjen e testimeve për certifikimet e industrive të teknologjisë së informacionit, si dhe ofruesi i vetëm i testimeve të kompanive të kalibrit të lartë, sic janë: Microsoft, Oracle, Sun, Apple, Hewlett Packard dhe IBM.