Soft Skills - Administrata publike
Projekti me titull "Soft Skills - përtej njohurive akademike" nënkupton një seri leksionesh lidhur me Soft Skills të modeluara sipas kërkesave të bashkive dhe komunave të përfshira në projekt, që kanë si qëllim të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së punës në organet e pushtetit vendor. Në kuadër të këtij objektivi realizohen trajnime intensive në disa nga rajonet e vendit përsa i përket Soft Skills, për të krijuar ekipet e specialistëve që do të realizojnë përcaktimin e prioriteteve, shkrimin e projekteve e realizimin e tyre në terrenin konkret.

Tematikat e Ofruara
Trajnimet mbahen me punonjësit dhe të zgjedhurit e pushtetit vendor në qarqe të ndryshme dhe përfshijnë tematikat e mëposhtme:
  • Projektet dhe Menaxhimi i tyre
  • Gjuha Angleze Profesionale
  • Menaxhimin Financiar në Pushtetin Vendor
  • Teknologjia e Informacionit
Në përfundim të kurseve, njohuritë e përfituara rrisin vetëbesimin e pjesëmarrësve për të vepruar si punonjës të kualifikuar dhe të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së punës në organet e pushtetit vendor.