Soft Skills - Diplomantët
Duke vënë re një mungesë të thellë të njohurive të shkrimit të gjuhës shqipe në formë akademike, të cilat përfshijnë jo vetëm aspektin gramatikor por edhe atë logjik e formatues, BTTC i jep studentëve të arsimit të lartë në prag diplomimi, shansin e një vlerësimi paraprak.

Diplomantët kanë mundësinë që nëpërmjet pedagogëve të Universitetit Marin Barleti, të trajnohen e këshillohen gjatë periudhës së punimit të temës rreth parimeve të shkrimit akademik, formulimit të ideve dhe lidhjen e tyre në mënyrë logjike, për të përgatitur një temë diplome të denjë për një diplomant të arsimit të lartë.