Soft Skills - Përtej Njohurive Akademike
Për vite me radhë punëdhënësit ankohen për një mungesë në aftësitë komunikuese apo menaxheriale (Soft Skills) midis të diplomuarve nga institucionet e arsimit të lartë. Kryesisht mungojnë aftësitë e komunikimit, por mungesa e njohurive shtesë në biznes ose menaxhimin e projekteve renditet shpesh në listën e aftësive të dëshiruara, por të munguara tek të diplomuarit që hyjnë në administratën lokale apo botën e biznesit. Ky problem nuk është i kufizuar vetëm në komunat e zonave të largëta rurale por edhe në qytetet (Bashkitë) kryesore të vendit.