Qeverisja dhe Pushteti Vendor

Qeverisja vendore mbetet niveli më i arritshëm i qeverisjes, mënyra më e drejtpërdrejtë që njerëzit të kenë akses në shërbimet themelore, të marrin pjesë në proceset publike dhe të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre. Lidhur me këtë rëndësi, Akademia ofron nje sere programesh përqëndruar mbi nevojat më të rëndësishme të rritjes së kapaciteteve në pushtetin vendor si Prokurimet Publike; Teknikat e Vjeljes së Taksave Vendore; Koncesionet dhe Partneriteti Publik-Privat; Trajnim mbi Promovimin e Resurseve Natyrore e Turistike Lokale; Trajnim mbi Shkrimin dhe Aplikimin në Projekte Europiane; Trajnim mbi Krijimin, Funksionimin dhe Menaxhimin e një Organizate Joqeveritare; Trajnim mbi komunikimin publik,
me median dhe PR-I institucional; Trajnime sipas nevojave dhe interesit të vetë institucionit.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushtojnë kurset?

Kurset kushtojnë nga 10.000 lekë programet me 10 orë deri në 350 euro programet profesionale 30-40 orë

A kanë certifikatë kurset dhe trajnimet?

Po të gjitha kurset dhe trajnimet kanë certifikatë të licensuar dhe të njohur kursi formimi profesional

A njihen për të konkuruar në administraten publike, sektorin privat dhe për punë jashtë vendit kurset dhe trajnimet?

Po, kurset dhe trajnimet janë të njohura nga të gjitha institucionet publike dhe private brenda dhe jashtë vendit.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj