Inkubimi

Startup-et që hyjnë në fazën e inkubimit kanë hartuar planin e tyre të biznesit e janë gati të lançojnë ofertën e tyre në treg dhe të hedhin hapat e nevojshëm për regjistrim. Në këtë grup trajnimesh sipërmarrësit e rinj do të njihen me konceptet thelbësore të lancimit të biznesit të tyre, identifikimit të tregut dhe pozicionimit në atë treg, menaxhimit të biznesit dhe negocimit.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Pasi startup-i është formalizuar, nevojitet të krijohet një prototip i produktit me karakteristikat minimale, i cili do të lançohet në treg dhe do testohet se sa atraktiv është për audiencën e synuar. Në këtë modul pjesmarrësit do të marrin njohuritë e nevojshme rreth mënyrave të testimit të produkteve dhe shërbimeve si dhe zhvillimi të prototipit. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Krijimi i një prototipi, elementët e tij.
  • Përcaktimi i Çmimit për produktin/shërbimin tuaj.
  • Pronësia intelektuale.

Shumë njerëz mund të kenë ide miliona dollarësh për të cilat thjeshtë i mendojnë, vetëm disa prej tyre marrin iniciativën për ti kthyer ato ide në realitet. Për ta bërë këtë ajo se çfarë nevojitet është njohja e strategjive më të mira për të nisur jo vetëm një biznes pa një plan dhe vision të caktuar, por për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm i cili ështëgati të përballet dhe me ndryshime që vijnë nga mjedisi në të cilin biznesi operon. Pjesmarrësit në këtë trajnim do të njihen pikërisht me strategjitë, funksionet për të zhvilluar një biznes të qëndrueshëm në treg. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Si të planifikojmë biznesin.
  • Cili është tregu dhe ku duhet të pozicionohemi.
  • Identifikimi i segmentit.
  • Planifikimi i risqeve të mjedisit të jashtëm.
  • Si të krijojmë sipërmarrjen në treg.

Të folurit publik është forma më domethënëse e komunikimit. Fjalimi publik mbulon një gamë të gjerë temash të ndryshme dhe objektivi i fjalimit përfshin ofrimin e informacionit, ndikimin ose argëtimin e dëgjuesve. Të folurit në publik është një aftësi thelbësore për individët në biznes dhe shfaq ekspertizën e ndikimit ose aftësinë për të fituar mbi turmën. Kursi ynë i trajnimit për të folur në publik, mbulon të gjitha aspektet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të folur përpara një grupi njerëzish. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Përballja me frikën e të folurit publik.
  • Kush, çfarë dhe si të flasë me sukses?
  • Paraqitja e mesazheve të pastra.
  • Si të fitojmë besim në atë që themi.
  • Kontrollimi i ritmit dhe kohës.
  • Trajtimi i njerëzve dhe situatave të vështira.
  • Praktikimi i Artit të Angazhimit të Publikut.

Kur flasim për aftësi të buta, tema ngushtohet dhe shpesh herë bëhet shumë e vështirë njohja dhe identifikimi i këtyre aftësive. Aftësitë e buta lidhen shumë me karakteristika personale të individëve të cilat janë të lindura dhe mësohen dhe zhvillohen me kalimin e kohës. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit do të njihen pikërisht me këto aftësi të buta të cilat janë të nevojshme për të qënë një sipërmarrës i sukseshëm në treg. Trajnimi zhvillon një sërë aftësishë të buta të nevojshme për tu zhvilluar nga një sipërmarrës, duke zhvilluar në mënyrë të detajuar rëndësinë që ka gjithësecili prej aftësive. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë janë aftësistë e buta për sipërmarrësin.
  • Cila është rëndësia e zhvillimit të këtyre aftësive.
  • Dallimet ndërmjet aftësive të ndryshme që duhet të zhvillojë një sipërmarrës.
  • Cilat janë aftësitë e buta që do të duhet të zhvillojë për të qënë një sipërmarrës i sukseshëm.

Financimi është një nga komponetët më të rëndësishëm kur flasim për krijimin dhe zhvillimin e një startup. Po cilat janë format e fianncimit, pse është i rëndësishëm dhe si startup mund të zhvillojnë plane të qëndrueshme financiare. Në këtë trajnim pjesmarrësit do të njihen me konceptet thelbësore të një plani financiar, si ta ndërtojë atë dhe si të tërheq sa më shumë financime nëpërmjet këtij plani. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë është fianancimi dhe pse është i rëndësishëm ai;
  • Cilat janë planet financiare të nevojshme për tu përgatitur nga një startup;
  • Përgatitja e planeve financiare;
  • Aplikimi per kredi biznesi dhe gjetja e burimeve të financimit;

Trajnimi konsiston dhe trajton specifikisht nga pikëpamja praktike të gjithë sekretin për sukses lidhur me procesin dhe hapat që duhet të ndjekë nje punëkërkues dhe profesionist për tu punësuar. Trajnimi përqëndrohet tek rëndësia e informimi paraprak mbi institucionin dhe kompaninë, modeli dhe përmbajtja e duhur e ndërtimit të cv-së dhe menyra e duhur e sjelljes dhe komunikimit në të gjitha stadet e intervistës së punës. Trajnimi është konceptuar në formatin e një manuali orientues, duke i shërbyer të interesuarve me një informacion konkret dhe konçiz, sesi të përdorin menyrën e duhur dhe jenë rezultative në kërkimin dhe gjetjen e një pune. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Detajet specifike me shumë vlerë për sukses në intervistën e punës
  • Si të të reduktojmë kohën e kërkimit dhe përmirësojmë rezultatet për gjetjen e një pune
  • Cilat janë aspektet më të rëndësishme të procesit
  • Si të prezantohemi në menyrë dinjitoze dhe profesionale në një intervistë

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj