Drejtues (Menaxhues) në Mikpritje (Hotele & Restorante)

Drejtuesi apo menaxhuesi në sektorin e mikpritjes, si një nga sektorët kyç të industrisë së turizmit, mbikqyr të gjitha detyrat administrative të një hoteli apo vendpushimi. Qëllimi i drejtuesit të një hoteli apo bar restoranti është që ti ofrojë klientit një ambient të ngrohtë, familjar me shërbim cilësor. Industria e turizmit dhe mikpritjes është gjithmonë dhe më shumë në kërkim të rritjes së cilësisë së shërbimit, sidomos kur bëhet fjalë për hotelerinë, restorantet dhe kateringun. Njësia Drejtues (Menaxhues) në Mikpritje (Hotele&Restorante), ofron kurse kualifikimi dhe trajnimi të punonjësve apo atyre të rinjve që aspirojnë për të punuar në fushën e mikpritjes. Disa nga kurset që ofrohen nga kjo njësi janë të listuara në vijim.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Jeni në kërkim të një pune?

Akademia ju ofron kontakte, këshilla dhe ndërmjetësime për të fituar një vend pune në një biznes/kompani për të cilin jeni trajnuar dhe kualifikuar.

Akoma nuk jeni të vendosur mbi karrierën tuaj dhe po e planifikoni atë?

Akademia ju ofron informacionet e nevojshme për te zhvilluar karrierën tuaj, duke ju prezantuar me njësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe industritë ndërlidhur me to.

Po planifikoni nisjen e një biznesi në industrinë e turizmit?

Akademia ofron konsulenca dhe këshillime nga profesionistët për ngritjen e start up-eve dhe bizneseve tuaja.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj