Shërbime për Turistët

Shërbimet e ofruara nga bizneset apo kompanitë turistike, si ato të udhëtimit, shërbimeve në bar-restorante, etj, duhet të justifikojnë koston e turistit. Të punësuar apo ai target grup që aspiron për tu punësuar në kompani apo biznese të shërbimeve turistike duhet të rrisin kapacitetet e tyre profesionale për ofrimin e një shërimi cilësor. Akademia e Turizmit dhe Rekreacionit, nëpërmjet njësisë: SHËRBIME PËR TURISTËT ofron kurse të shkurtra dhe të gjata të trajnimit dhe perfeksionizimit në sektorin e shërbimeve turistike ku futen: shërbime të udhëtimit, shërbime të akomodimit, shërbime të ushqimit, etj.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Programi Udhërrëfyes Turistik Kombëtar rrit performancën në guidimin turistik për shërbime të tilla si: operator turistik, agjenci turistike dhe jo vetëm, gjithashtu përmirëson praktikën e guidave përmes një programi të vazhduar edukimi.

Programi Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit të Veçantë rrit performancën në guidimin turistik për shërbime të tilla si: operator turistik, agjenci turistike dhe jo vetëm, gjithashtu përmirëson praktikën e guidave përmes një programi të vazhduar edukimi.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Jeni në kërkim të një pune?

Akademia ju ofron kontakte, këshilla dhe ndërmjetësime për të fituar një vend pune në një biznes/kompani për të cilin jeni trajnuar dhe kualifikuar.

Akoma nuk jeni të vendosur mbi karrierën tuaj dhe po e planifikoni atë?

Akademia ju ofron informacionet e nevojshme për te zhvilluar karrierën tuaj, duke ju prezantuar me njësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe industritë ndërlidhur me to.

Po planifikoni nisjen e një biznesi në industrinë e turizmit?

Akademia ofron konsulenca dhe këshillime nga profesionistët për ngritjen e start up-eve dhe bizneseve tuaja.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj