Smart Turizëm

Ai i referohet aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për zhvillimin e mjeteve dhe qasjeve inovative për të përmirësuar turizmin.Smart Turizmi mbështetet në teknologjitë thelbësore si TIK, komunikimi celular, informatika, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual. Ai mbështet përpjekjet e integruara në një destinacion për të gjetur mënyra inovative për të mbledhur dhe përdorur të dhëna që rrjedhin nga infrastruktura fizike, lidhja shoqërore dhe burimet organizative dhe përdoruesit në kombinim me teknologjitë e përparuara për të rritur efikasitetin, qëndrueshmërinë, përvojat. Njësia SMART Turizëm ofron kurse trajnimi dhe specializimi për një sërë shërbimesh dixhitale që mund të ofrohen në sektorin e turizmit.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Jeni në kërkim të një pune?

Akademia ju ofron kontakte, këshilla dhe ndërmjetësime për të fituar një vend pune në një biznes/kompani për të cilin jeni trajnuar dhe kualifikuar.

Akoma nuk jeni të vendosur mbi karrierën tuaj dhe po e planifikoni atë?

Akademia ju ofron informacionet e nevojshme për te zhvilluar karrierën tuaj, duke ju prezantuar me njësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe industritë ndërlidhur me to.

Po planifikoni nisjen e një biznesi në industrinë e turizmit?

Akademia ofron konsulenca dhe këshillime nga profesionistët për ngritjen e start up-eve dhe bizneseve tuaja.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj