Drejtimi/Instruktorë & Trainerë

Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti është strukture e specializuar, i akredituar dhe i licensuar për të certifikuar në module trajnimesh të formimit të vazhduar dhe formimit profesional për Instruktorë dhe Trainerë Arsimi dhe Formimi Profesional. Trajnimet drejtohen nga Ekspertë të Fushës së Edukimit Profesional dhe Profesionistë të spikatur me vite përvoja në Drejtim Trajnimesh në Fushën e Formimit Profesional.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushtojnë trajnimet me kredite?

Trajnimet me kredite kushtojnë nga 1000-1500 lekë 1 kredit

Sa kushtojnë kurset apo trajnimet profesionale?

Trajnimet profesionale sipas llojit të tyre kushtojnë nga 10.000-17.000 lekë

Ju e bëni Shkollën e Drejtorëve..Dua të regjistrohem?

Ne zhvillojmë vetëm zbatimin e programit të detyrueshëm për Shkollën e Drejtorëve. Procesin e regjistrimit, filtrimit, organizimit dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes e bën vetë Shkolla e Drejtorëve, të cilës duhet ti drejtoheni për aplikim duke i gjetur kontaktet me një kërkim të thjeshtë në internet.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj