Auditim Energjitik në Instalime Industriale


Ky kurs synon të trajnojë pjessmarrësit për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe t’i pajisë me certifikimin e detyrueshëm për tu futur në provimin e licensimit nga Agjensia e Eficencës së Energjisë dhe ushtruar ligjërisht profesionin e Audituesit Energjitik në Instalime Industriale.
by BTTC
144 orë
7 Lessons
0 Students

Audituesi i energjisë vlerëson dhe analizon se si energjia po përdoret në procese industriale dhe impiante teknologjike, identifikon mundësitë e ruajtjes së energjisë dhe bën rekomandime se ku mund të reduktohet ose optimizohet konsumi i energjisë.

Programi 12 javor i Audituesit të Certifikuar të Energjisë në ndërtesa u ofron pjesëmarrësve njohuritë themelore të nevojshme për të vlerësuar se si përdoret energjia në një objekt dhe, për të identifikuar se ku mund të reduktohet konsumi. Për më tepër, ai mbulon metodologjitë e dobishme të llogaritjes përmes shembujve praktikë dhe skenarëve të mundshëm kompjuterik.

Trajnuesit:

Dr. Skerdilajd Bajramaj, Jurist

Msc. Arben Burda, Inxhinier Mekanik

Msc. Ledio Kosta, Inxhinier Mekanik

Specifikimet kryesore

Të kuptuarit të objektivave të auditeve energjitike dhe protokollet e tyre.

Studimi i metodologjive të dobishme të llogaritjes përmes shembujve praktikë dhe skenarëve kompjuterik.

Praktika laboratorike .

Të kuptuarit të formave të energjisë, burimeve të energjisë dhe, impianteve teknologjike në proçese industriale.

Analizimi i niveleve të ndryshme të auditimit dhe planifikimi i suksesshëm i auditit.

Raportimi efektiv i rezultateve të auditit energjitik.

Cfarë përfitoni?

  • Aftësim në përdorimin e metodologjive dhe programeve kompjuterike për analizë energjitike.
  • Aftësim në përdorimin e paisjeve matëse.
  • Aftësim në vendimmarrje në investime të projekteve në efiçencën e energjisë.