Kurs profesional Building information modeling në REVIT


Objektivi i kursit  është përvetësimi nga ana e pjesëmarrësit të programit të  projektimit REVIT i cili  klasifikohet si program kompjuterik BIM (Building Information Modelling) në dobi të projektimit  arkitektonik në 2D dhe 3D. 
by BTTC
42 orë
16 Lessons
0 Students

Në kuadër të kërkesave të tregut të punës kombëtar dhe ndërkombëtar përdorimi i softuerëve BIM (Building Information Modelling) që nënkuptojnë inicialet e modelimit konstruktiv të informatizuar i cili mundëson krijimin e projekteve arkitektonike të detajuara në shkallë ndërtimore pavarësisht shkallës dhe funksionit të tyre. Rëndësia e softuerëve BIM, përtej faktit që shkurtojnë mbi 60 % kohëzgjatjen e procesit të projektimit arkitektonik, qëndron edhe në faktin se në shumë vende të Bashkimit Evropian BE, dokumentacioni i çfarëdo projekti arkitektonik tashmë sipas ligjeve në fuqi duhet të përfshijë edhe modelin përkatës BIM. Duke konsideruar që së shpejti edhe në tregun vendas modelet BIM do të jenë kërkesë ligjore ashtu si në vendet e BE‐së, kursi i programit të platformës Autodesk  REVIT,  ka si qëllim të formojë profesionistë në fushën e projektimit me këtë mjet i cili tashmë po gjen shumë përhapje. Duke kombinuar njohuritë praktike të komandave kryesore me realizimin e një projekti konkret në REVIT, pjesëmarrësit do të formohen me njohuritë thelbësore nga strukturimi deri në përfitimin e elementëve grafik arkitektonik

Kush mund të marrë pjesë?
Pjesëmarrësit të cilët kanë të paktën diplomën bachelor në arkitekturë dhe inxhinieri ndërtimi.

Trajnuesit:

Saimir Shtylla Ark PhD ‐ Dipllomuar në vitin 2013 në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Ferrarës në Itali. Në 2020 përfundon doktoraturën pranë Universitetit Polis në ciklin e XXXII‐të të programit ndërkombëtar të doktoraturës në Arkitekturë dhe Planifikim urban IDAUP në bashkëpunim me universitetin e Ferrarës në Itali. Fokusi i temës së doktoraturës ishte përmirësimi i performancës energjetike, komfortit dhe kapacitetit të brendshëm në ndërtesat arsimore ekzistuese nëpërmjet dy skenarëve të mundshëm me synim shndërrimin e tyre në godina me energji afër Zero. Me eksperiencë didaktike në fushën e projektimit arkitektonik dhe të teknikave të paraqitjes Arkitektonike në përdorimin e programeve të projektimit 2D dhe 3D si dhe programeve që funksionojnë sipas metodologjisë Building Information Modelling (BIM), e cila është tashmë e detyrueshme në legjislacionin e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian BE. Arkitekt i licencuar që nga viti 2015, ka marrë pjesë në projekte të ndryshme arkitektonike dhe urbanistike në Shqipëri ku prej disa vitesh aplikon gjithashtu qasjen BIM duke filluar nga faza e konceptimit deri në të projekt‐zbatimit pavarësisht natyrës dhe funksionit të projektit qoftë në godina ekzistuese ose të reja. Pjesëmarrës në konkurse të ndryshme ndërkombëtare, ku është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin ndërkufitar për profesionistët e rinj Kosovë – Shqipëri në 2016, si pjesëtar dhe drejtues grupi projektimi të përbërë nga arkitektë dhe urbanistë shqiptarë dhe të huaj, e finalizuar me dokumentin final për zhvillimin e zonës ndërkufitare të midis Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me ministritë përkatëse. Pjesëmarrës ne konferenca dhe ndërkombëtare me tematika të lidhura me çështjet e urbanistikës dhe projektimit të qëndrueshëm.

Specifikimet kryesore

Aplikimi i metodologjisë BIM me qasjen e projektimit arkitektonik dhe jo të thjesht të modelimit.

Kontrolli i projektit arkitektonik në kohë reale në raporte përmasore në 2D dhe 3D.

Teknika të paraqitjes grafike të elementëve grafikë të projektit.

Strukturimi i projektit arkitektonik në nivele.

Kontrolli i projektit arkitektonik në kohë reale i strukturës, elementëve teknologjik dhe materialeve.

Modelimi i elementeve teknologjik dhe arkitektonik të godinës.

Cfarë përfitoni?

  • Përdorimi i REVIT‐it do t’i mundësojë kontrollin në kohë reale të projektit arkitektonik. 
  • Pjesëmarrësi  do të jetë i aftë të modelojë projektin arkitektonik në elementet teknologjik të  tij dhe në specifikat e tyre teknike.  
  • Përvetësimi  dhe  përdorimi  i  programit  kompjuterik  në  dobi  të  përpunimit  dhe  kontrollit  në kohë reale dhe me saktësi të projektit arkitektonik.
  •   
  • Krijimi në mënyra të ndryshme prezantimi i elementeve grafikë arkitektonik në 2D dhe 3D. 
  • Faqosja e projektit në çfarëdo formati arkitektonik për kopje dixhitale dhe/ose printim. 
  •