Rehabilitimi Neurokonjitiv në Pacientët Hemiplegjikë


Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri profesionale në trajtimin efikas të pacientit hemiplegjik, rekuperimin e defiçitit të reklutimit të njësive motore dhe reaksionit abnorm ndaj stiramentit, elemente të rëndësishme të specifikës motore të pacientit post Stroke.
by BTTC
6 orë
20 Lessons
0 Students

Teoria Neurokonjitive, e ideuar nga Prof. Carlo Cesare Perfetti (1940–2020) në vitet ’70, studion rekuperimin e organizimit motor për subjektet që vuajnë nga patologjitë neurologjike me origjinë qëndrore ose periferike, sindromat e dhembjes, patologjitë degjenerative dhe muskolo-skeletore.

Kjo teori beson që për të realizuar një lëvizje të evoluar, është e domosdoshme të adoptohen modalitete që përfshijnë trupin dhe mendjen si unitet, në mënyrë të integruar.

Patologjia në përgjithësi (kryesisht ajo neurologjike) shkatërron unitetin mendje-trup në mënyrë të rëndë, me pasoja për subjektin, si humbja e kapacitetit të perceptimit të tij si unitet. Teoria Neurokonjitive tenton të veprojë në cilësinë e rekuperimit, si spontan dhe të drejtuar nga Fizioterapistët duke aktivizuar proçeset konjitive dhe modalitetet e aktivizimit të tyre.

Trajnuesit:

Besa Hyseni, MSc., Fizioterapiste

Specifikimet kryesore

Konceptet Teoriko-Praktike të Analizës Posturale

Karakteristikat e Ushtrimit Terapeutik Neurokonjitiv

Hipoteza Perceptive/Imazhi Motor

Elementet Specifikë Motorë

Konceptet Teoriko-Praktike të Ushtrimit Terapeutik Neurokonjitiv të Gradës së Parë

Verifikimi i Hipotezës Perceptive/Imazhit Motor

Cfarë përfitoni?

  • Njohuri mbi Rehabilitimin Neurokonjiitv
  • Njohuri Bazë mbi Ushtrimin Terapeutik Neurokonjitiv
  • Rekuperimi i Elementeve Patologjikë si: Defiçiti i Reklutimit të Njësive Motore dhe Reaksioni Abnorm ndaj Stiramentit.