Shkrimi dhe aplikimi në projekte europiane


Trajnimi fokusohet në gjurmimin e thirrjeve për projektet europiane, shkrimin dhe aplikimin në to. Trajnimi është praktik dhe professional dhe ndihmon institucionin dhe punonjësit që merren me këtë pjesë jo vetëm të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë në menyre profesionale në lidhje me projektet por edhe të kenë shanse dhe mundësi të larta e reale ti fitojnë ato.
by BTTC
20 orë
7 Lessons
0 Students

Qëllimi i këtij trajnimi është ndërkombëtarizimi i institucioneve dhe ngritja e kapaciteteve duke bashkëpunuar në programe të ndryshme të përbashkëta dhe studime kërkimore me vlerë. Pjesëmarrësit do të njihen me praktikat më të mira europiane dhe do të fitojnë njohuri mbi procesin e shkrimit të projektit. Pjesëmarrës në këto trajnime mund të jenë punonjës të institucioneve shtetërore të cilët janë pjesë e departamentit/zyrave të projekteve; punonjës të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e projekteve; punonjës të cilët duan të fitojnë njohuri rreth projekteve europiane, të rinj të cilët dëshirojnë të angazhohen në projekte.

Trajnuesit:

Msc. Sabina Borakaj – Eksperte në drejtim dhe menaxhim projektesh

Msc. Suela Topi – Eksperte në buxhetimin dhe pjesën financiare të një projekti

Msc.Erli Zdrava – Ekspert në pjesën ligjore të një projekti

Specifikimet kryesore

Shkrim projektesh

Menaxhim Projektesh

Tregu europian i projekteve

Aplikim projektesh

Zbatim Projektesh

Projekte në Qeverisjen Lokale

Cfarë përfitoni?

  • Njohuri dhe aftësi konkuruese mbi tregun e projekteve në Europë dhe Shqipëri
  • Formim bashkohor lidhur me gjurmimin e projekteve dhe identifikimin e atyre që kanë shanse të larta për ti fituar
  • Metoda dhe teknika praktike dhe efikase të ideimit dhe konceptimit të një projekti
  • Si të shkruani dhe aplikoni për një projekt nga pikëpamja praktike
  • Si të menaxhoni në menyre profesionale një projekt