Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme


Programi i “Vlerësues i pasurive të paluajtshme” ka për qëllim trainimin e vleresuesve te pasurive te palujteshme per ndërtesa dhe tokë truall.
by BTTC
100 orë
5 Lessons
0 Students

Programi i “Vlerësues i pasurive të paluajtshme” ka për qëllim trainimin e vleresuesve te pasurive te palujteshme per ndërtesa dhe tokë truall, rritjen e kapaciteteve te tyre profesionale per ta bere kete vleresim konform kërkesave te akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, kërkesë kjo në rritje te vazhdueshme, sepse krahas shërbimit që ofrojnë institucionet përgjegjëse shtetërore, tashmë është evidente nevoja për të patur burime njerëzore të kualifikuar për vlerësues  të ketyre pasurive edhe si profesioniste te lire.

Trajnuesit:

MSc. Arben Mece,

MSc. Vladimir Dhamo

Msc. Blerina Hoxha

Dr. Kejda Nuhu

Dr. Elona Bano

Msc. Erli Zdrava

Msc.Ervis Kulla

Msc. Arben Burda

Specifikimet kryesore

• Personat që përfundojnë kursin për “Vlerësues të pasurive të paluajtshme” u lind e drejta të pajisen fillimisht me licencën e shkalles së dytë, dhe pas një përvojë dy vjeçare, u lind e drejta të përfitojnë licencën e shkallës së parë.

• Rregullimi me anë të ligjeve të veçanta, për rivleresim të pronave, e ka stimuluar veprimtarinë e rivlersimit të pasurive të paluajtshme që zotërojnë në veçanti individët duke synuar ne një rivlerësim të tyre.

• Kursi eshte I konceptuar me modulet me te domosdoshme per përgatitjen e vleresuesve duke konsideruar legjislacionin ne fuqi

• Profesioni i “Vlerësues të pasurive të paluajtshme”, me zhvillimet që ka marrë tregu i pasurive të paluajtshme, po behet një domosdoshmëri në transaksionet qe realizohen në kete treg.

• Vlerësimi i pasurive të paluajtshme, për persona fizik, persona juridik, etj. sipas akteve ligjore në fuqi, është i detyrueshëm të bëhet në mënyrë periodike.

• Procesi i rivleresimit të pronave, për ndërtesa dhe tokë truall, është një shërbim i cili ka kerkesë gjithmonë në rritje

Cfarë përfitoni?

  • Nga ndjekja e këtij kursi sigurohet përgatitja e specialistëve të kualifikuar për fushat e vlerësimit të pasurive të paluajtshme në profilet e vlerësimit: ndërtesa dhe tokë truall dhe pajisja e tyre me Çertifikatë