
Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.

Menaxhimi Mjedisor Dhe Social
Ky kurs synon të pajis pjesmarrësit me mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së dhe, si të pajtohen më mirë me këto rregullore.

Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme
Programi Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë.

Auditim Energjitik në Instalime Industriale
Ky kurs synon të trajnojë pjessmarrësit për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe t’i pajisë me certifikimin e detyrueshëm për tu futur në provimin e licensimit nga Agjensia e Eficencës së Energjisë dhe ushtruar ligjërisht profesionin e Audituesit Energjitik në Instalime Industriale.

Shëndeti dhe siguria në punë
Ky trajnim synon të pajis pjesmarrësit me njohuritë e nevojshme rreth akteve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë në punë.

Real estate
Ky trajnim synon të pajis pjesmarrësit me njohuritë e nevojshme rreth vlerësimit dhe menaxhimit të një prone.

Krijo biznesin tënd: kthe planin tënd të biznesit në realitet
Ky trajnim synon të ofrojë një informacion të plotë lidhur me zhvillimin e një biznesi, njohjen dhe analizën e tregut si dhe pozicionimin në segmente të caktuara.

Aftësitë sipërmarrëse dhe si të nisim një biznes?
Ky trajnim zhvillohet për të pajisur të gjithë pjesmarrësit me njohuri rreth asaj se çfarë është sipërmarrja dhe cilat janë karakteristikat dhe aftësitë që duhet të ketë një sipërmarrës

Aftësitë e buta sipërmarrëse
Ky trajnim synon të ofrojë një informacion të plotë lidhur me aftësitë e buta sipërmarrëse, të cilat janë të nevojshme për të patur sukses në mjedisin e sotëm të biznesit.

Kam një ide!
Ky kurs ka të bëjë me zhvillimin e shumë ideve të reja të biznesit, të kuptuarit se çfarë e bën një ide të mirë apo jo, si të përmirësohet në të gjitha drejtimet një ide, t'i paraplanifikosh ato si biznese dhe t'i testosh ato, dhe më pas të vendosësh nëse dëshiron ta ndjekësh atë.