Ledion Liço dhe rrugëtimi drejt suksesit në media

Universiteti Barleti me anë të Akademisë së Biznesit dhe Start Up-eve pjesë e BTTC, Klubit Studentor të Medias por dhe Zyrës së Karrierës dhe Alumnit, zhvilloi më 31 Maj 2022 leksionin e hapur të radhës me profesionistë dhe individë të nderuar dhe spikatur në fusha të ndryshme.

Në këtë aktivitet ishte i ftuar Moderatori dhe Producenti i njohur por dhe Drejtuesi i Top Albania Radio dhe Top News Z. Ledion Liço, i cili ndau me pjesëmarrësit pjesët dhe momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tij drejt suksesit në media por dhe drejt drejtimit të saj.

Këto aktivitete shërbejnë si një dritare e rëndësishme informimi për studentët dhe pjesëmarrësit, njohja e të cilëve me modele suksesi në këto takime, ja lehtëson atyre ndjeshëm ndërtimin e planit të integrimit të shpejtë në tregun e punës dhe suksesit në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *