A.GJITHPËRFSHIRËS, B.PAQËSORE DHE M.ARSIMOR – 3 kredite

Preview

Leksioni përmban njohuri lidhur me arsimin gjithpërfshirës dhe tematika të tilla sesi të kuptojmë se çfarë është komuniteti; Të kuptojmë rëndësinë e bashkëjetesës paqësore në komunitet; Të njohim mënyrat se si mund të menaxhohen paragjykimet që lindin nga diversiteti; Të kuptojmë rëndësinë e respektimit të diversitetit subkulturor dhe komunitar; Të shqyrtojmë arsyet e lindjes së konflikteve dhe rolin e komunikimit si shkak dhe zgjidhje e konflikteve.Të përshkruajmë komponentët e konfliktit; Të analizojmë format alternative të zgjidhjes së konflikteve në komunitet. Rëndësinë e mjedisi fizik i shkollave: ndërtesat shkollore, objektet ndihmëse dhe oborret .Klima sociale dhe emocionale e një shkolle ndikon në angazhimin e nxënësve në aktivitetet e shkollës; marrëdhëniet me shokët, me stafin, me familjen me komunitetin. Praktikat e diskriminimit janë prezente edhe në mjedisin shkollor (pasi mësuesit dhe nxënësit në një shkollë i përkasin grupeve të ndryshme shoqërore. Vlerësimet psikologjike, vlerësimet psikoarsimore dhe psikosociale; ndërhyrjet për të adresuar pengesat psikologjike,arsimore dhe sociale për të mësuar. kujdesi në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve të shkollës. Shërbimet shëndetësore që lidhin stafin e shkollës, nxënësit, familjet, komunitetin dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për të promovuar kujdesin shëndetësor të nxënësve dhe një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt shkollor lidhur me shëndetin mendor dhe emocional, shëndetin personal dhe mirëqenien,ushqimin dhe të ushqyerit e shëndetshëm, aktivitetin fizik etj

Back to: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj > Leksionet e kursit: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare– 2 muaj