KARTA E PERFORMANCËS – 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë të gjitha elementet e KPSH që

lidhen me sigurimin e të dhënave që shkolla duhet të paraqesë. Pjesëmarrësit sqarohen për rëndësinë e KPSH, për parimet e përgjithshme se përse ajo duhet dhe kush e plotëson atë. Rëndësi të posaçme në këtë leksion janë dhe sqarimet e detajuara të treguesve që duhet të paraqesë shkolla në këtë dokument, të cilat varen shumë nga njohja dhe bashkëpunimi që shkolla duhet të ketë me ZVAP. Klasifikimi i treguesve është një çështje tjetër për të cilët diskutohet gjatë trajnimit. Kohën me të madhe në këtë leksion e zënë treguesit që burojnë nga të dhënat e përgjithshme për shkollën; treguesit që lidhen me kurrikulën e përvetësuar; të dhënat për kurrikulën që zbatohet; të dhëna për menaxhimin e shkollës; të dhëna për klimën dhe etikën dhe kujdesin ndaj nxënësit. Këto të dhëna dhe tregues të tyre, do të detajohen hap pas hapi sipas përbërësve, të cilët na mundësojnë të dhëna statistikore të plota për shkollën dhe performancën e saj.

Back to: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj > Leksionet e kursit: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare– 2 muaj