Logjistika e integruar karakterizohet nga veçoritë e lëvizjes së burimeve ekonomike që sigurojnë funksionimin e çdo ndërmarrje biznesi. Gjatë këtij moduli do të trajtohet, kuptimi I mekanizama të tregut dhe logjistikës si element strategjik në zbatimin dhe zhvillimin e aftësive konkurruese të ndërmarrjes, perspektivat dhe tendencat reale për integrimin e pjesëmarrësve në zinxhirët logjistik me njëri-tjetrin, zhvillimi i formave të reja organizative – rrjeteve logjistike si dhe aftësitë teknologjike në fushën e teknologjive më të fundit të informacionit, të cilat hapin mundësi thelbësisht të reja për menaxhimin e të gjitha fushave të prodhimit dhe veprimtarisë tregtare.