NGRI/FUNKS I ORGANIZMAVE KRYESORË TË IAP – 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë dhe të shpjegonë rolin, funksionimin, si dhe rrugët e krijimit të organizmave kryesorë të institucionit arsimor, duke përfshirë në këtë proces aktorët e drejtpërdrejtë që lidhen me to si: prindër, mësues, nxënës, psikologë edukimi, specialistë te Zyrave Arsimore etj. Moduli jep mundësi që të përcaktohen qartë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit organizëm, duke trajtuar liritë dhe pavarësitë përkatës për secilin.Nga ana tjetër, do të jepen me anë të shembujve planifikimet dhe veprimtaritë që zhvillojnë organzimat kryesorë, duke i lidhur me arrritjet dhe ndikimet që ato kanë në jetën e institucionit, me edukimin e vlerave të demokracisë si pjesëmarrja, vendimmarrja, menaxhimi i frytshëm i institucionit, pesha e vendimmarrjes në institucion e secilit prej tyre, ndikimi i organizmave te grupi që i adresohet drejtpërsëdrejti, ndikimi në mjediset fizike, shëndetsore, ndikimet në klimën dhe etikën që zotëron në institucion, zgjidhjen e drejtë të ankimimeve, si dhe zbatimin me korrektësi të bazës ligjore për masat disiplinore për drejtues, mësues, nxënës. Duke mos harruar se në të gjitha rastet e krijimit dhe funksionimit të organizmave kryesore respektohet barazia gjinore.

Back to: Drejtimi dhe menaxhimi i arsimit – 1 muaj > Leksionet e kursit: Drejtimi dhe menaxhimi i arsimit – 1 muaj