PLANI AFATMESËM I SHKOLLËS – 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë të gjitha problemet dhe rreziqet që ka institucioni arsimor, të lidhura me mjedisin fizik, me burimet njerëzore të kualifikuara, me arritjet e fëmijëve dhe nxënësve, sipas standardeve zyrtare të të nxënit, me rreziqet që paraqet komuniteti shkollor, me gjendejn ekonomike dhe sociale të tij, si dhe me mundësitë që institucioni ka për të përparuar. Nga ana tjetër pjesëmarrësit njihen me idenë e një plani afatmesëm, i cili mundëson përmirësimin e problemeve që ka institucioni, të cilat nuk mund të përballohen në një vit pune. Njohja me elementet e strukturës së planit afatmesëm, me ekipet që duhet të punojnë për hartimin dhe zbatimin e tij, me instrumentet e punës, me analiza të gjera dhe të thelluara mundësojnë dhe përcaktimin e përparësive që institucioni duhet të zhvillojë përgjatë viteve të ardhshme.

Back to: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj > Leksionet e kursit: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare– 2 muaj