PLANI VJETOR I IAP– 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë të gjitha problemet që ka institucioni arsimor, të lidhura kryesisht me arritjet e fëmijëve dhe nxënësve, si dhe duke u mbështetur te përparësitë e planit afatmesëm të përcaktojnë synimin apo synimet e planit vjetor. Shpjegohet që, nëse, institucioni ka më shumë se një synim, aq plane vjetore do të ketë. Nga ana tjetër pjesëmarrësit njihen me idenë e një plani vjetor, i cili mundëson arritjet për një vit pune dhe që duhet adresuar kryesisht te arritjet e fëmijëve dhe nxënësve. Njohja me elementet e strukturës së planit vjetor, me ekipin që duhet të punojnë për hartimin dhe zbatimin e tij, me instrumentet e punës, me analiza të gjera dhe të thelluara që mundësojnë dhe përcaktimin e synimit apo synimeve që institucionit duhet të zhvillojë përgjatë një viti pune. Me rëndësi mbetet që të hartohen objektiva të matshëm, plane me veprimtari të zbatueshme që mundësojnë zbatimin e planit vjetor.

Back to: Drejtimi dhe menaxhimi i arsimit – 1 muaj > Leksionet e kursit: Drejtimi dhe menaxhimi i arsimit – 1 muaj