Praktika profesionale – Turizëm

Universiteti Barleti, përmes Barleti Training and Testing Center BTTC, me zbatim nga Akademia Turizëm, Mikpritje dhe Rekreacion, zhvilloi praktikën profesionale të kursit të formimit profesional “Udhërrëfyesi Turistik Kombëtar”.

Praktika u zhvillua nën udhëheqjen e trajnuesit z.Bujar Ago, përgjatë një turi të gjatë me itinerar:

Dita 1: Tiranë-Durrës-Apolloni-Tepelenë-Gjirokastër-Përmet

Dita 2: Përmet-Leskovik-Ersekë-Korçë-Pogradec-Elbasan -Tiranë

Kursantët u njohën me teknikat e guiditimit në terren, organizimin e grupit, interpretimin profesional të informacionit për site të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, etj.

Kursi i ri i Udhërrëfyesit Turistik Kombëtar fillon më 03.03.2023.

Comments are closed.