Qendra e Gjuhëve të Huaja

Qendra e Gjuhëve të Huaja pranë BTTC dhe Akademisë së Edukimit dhe Mësimdhënies, garanton cilësi dhe profesionalizëm në zhvillimin e kurseve të gjuhëve të huaja dhe gjuhës shqipe për të huaj. Kurset ofrohen si me prezencë fizike, online apo në menyrë të kombinuar konform standarteve më të larta infrastrukturore dhe metodologjike, për një përvetësim sa më të lartë dhe të shpejtë të tyre nga pjesëmarrësit. Pedagogët dhe mësuesit e këtyre kurseve vijnë nga përvoja të gjata në mësimdhënien e tyre por edhe testimesh dhe certifikimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në gjuhët respektive. Kurset janë të licensuara si kurse formimi profesional dhe pjesëmarrësit në përfundim të programit pajisen me certifikatë niveli për kursin në gjuhën përkatëse.


PJESËMARRËS

FËMIJË

Nivelet dhe metodologjia e kurseve është e përshtatur bazuar në të mësuarin me argëtim, lojra dhe dhe aktivitete edukuese

FËMIJË

Nivelet dhe metodologjia e kurseve është e përshtatur bazuar në të mësuarin me argëtim, lojra dhe dhe aktivitete edukuese

NXËNËS DHE STUDENTË

Kurset zhvillohen si në funksion të plotësimit të zotërimit të gjuhës së huaj të mbrojtur për tu diplomuar ashtu edhe në funksion...

NXËNËS DHE STUDENTË

Kurset zhvillohen si në funksion të plotësimit të zotërimit të gjuhës së huaj të mbrojtur për tu diplomuar ashtu edhe në funksion të përgatitjes para provimeve dhe certifikimeve ndërkombëtare të gjuhëve të huaja, për t`ju përgjigjur jo vetëm kompeticioneve kombëtare por edhe për të aplikuar për studime dhe punësim jashtë vendit

PROFESIONISTË

Nivelet e kurseve të gjuhëve të huaja dhe certifikimit për të gjitha nivelet e tyre por jo vetëm edhe në fushat specifike ...

PROFESIONISTË

Nivelet e kurseve të gjuhëve të huaja dhe certifikimit për të gjitha nivelet e tyre por jo vetëm edhe në fushat specifike të profesioneve të ndryshme përshtatur me terminologjitë përkatëse, përbën ndër shërbimet më të rëndësishme të ofruara nga ana e qendres së gjuhëve të huaja

ORGANIZATA

Kurset dhe certifikimet për organizata dhe kompani të ndryshme shërbejnë si per rritjen e kapaciteteve të zotërimit të gjuhëve të huaja...

ORGANIZATA

Kurset dhe certifikimet për organizata dhe kompani të ndryshme shërbejnë si per rritjen e kapaciteteve të zotërimit të gjuhëve të huaja të punonjësve për një akses më të lartë për ndërkombëtarizim ashtu edhe në funksion të nevojave të përditshmërisë profesionale të punës me bazë zotërimin apo përdorimin e gjuhëve të huaja.

ÇFARË OFROJMË ?

Qendra e Gjuhëve të Huaja BTTC

TRAJNIME

Trajnimet e gjuhëve të huaja zhvillohen konform standarteve më të larta bashkohore bazuar në cilësi, profesionalizëm drejtuar nga ekspertë, profesorë dhe pedagogë të formuar dhe kualifikuar, zotërues të certifikimeve më të larta të mësimdhënies së gjuhëve të huaja, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

TESTIME

Testimet sipas niveleve apo sipas drejtimeve të gjuhëve specifike, atyre sipas profesioneve dhe terminologjive përkatëse, përgatitja për testimet ndërkombëtare si dhe mundësimi i testimit ndërkombëtar PEARSON, janë disa nga mundësitë reale që qendra e kurseve të gjuhëve të huaja ofron për të interesuarit.

CERTIFIKIM

Programet e kurseve të gjuhëve të huaja parashikojnë një certifikim të njohur, vlefshëm dhe akredituar si kurse formimi profesional të njohura si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu, me anë të testimeve dhe certifikimit Pearson, Gjuha Angleze mund të certifikohet nga Shqipëria pranë qendres tonë, për studime dhe punë në çdo vend të Europës apo edhe më gjere.

KURSET E GJUHËVE TË OFRUARA

    APLIKO ONLINE



    GJUHË ANGLEZE

    GJUHË GJERMANE

    GJUHË ITALIANE

    GJUHË RUMUNE

    • Gjuhë Rumune
      Kohëzgjatja: 3-4 muaj (për secilin nivel)-Pjesëmarrja: 40- 50 euro në muaj

    GJUHË TURKE

    • Gjuhë Turke
      Kohëzgjatja: 3-4 muaj (për secilin nivel)-Pjesëmarrja: 40- 50 euro në muaj

    GJUHË SHQIPE PËR TË HUAJ

    NIVELET E KURSEVE

    Të kuptuarit: Pjesëmarrësi mund të kuptojë fjalë të njohura dhe shprehje të përditshme në lidhje me veten, me familjen dhe mjedisin konkret që e rrethon, nëse njerëzit flasin qartë dhe ngadalë. Ai mund të kuptojë lajmërime, afishe etj. Pjesëmarrësi përvetëson një bazë fjalësh dhe shprehjesh elementare të kufizuara që përdoren në situata të veçanta dhe konkrete.

    Të folurit: Pjesëmarrësi mund të komunikojë në menyrë të thjeshtë, sidomos kur bashkëfolësi i ripërsërit frazat. Mund të bëje pyetje të thjeshta mbi tema të njohura ose mbi sende për të cilat ka nevojë të menjëhershme. Ai mund të përshkruajë vendbanimin dhe të afërmit e tij.

    Të shkruarit: Mund të shkruajë një kartolinë të thjeshtë dhe të sjellë detaje personale në një pyetësor, të shkruajë emrin, mbiemrin, kombësinë adresën në një formular.

    Njohuri gramatikore: Pjesëmarrësi ka një kontroll të limituar të strukturave sintaksore dhe forma gramatikore të thjeshta që i përkasin një baze të memorizuar.

    Të kuptuarit: Pjesëmarrësi mund të kuptojë shprehje dhe një fjalor shumë të përdorshëm që lidhet me veten, familjen e tij, blerjet, mjedisin e afërt, punën dhe profesionin. Ai mund të kapë thelbin e lajmërimeve, të mesazheve të thjeshta dhe të qarta. Ai mund te lexoje tekste te shkurtra, informacione të veçanta, dokumente të përditshme si: reklama, fletëpalosje, menu, orare si dhe letra personale të shkurtra dhe te thjeshta. Pjesëmarrësi ka një fjalor të ngushtë që i përmbahet nevojave të përditshme konkrete.

    Të folurit: Pjesëmarrësi mund të komunikojë gjatë kryerjes së detyrave të thjeshta dhe të zakonshme, të cilat kërkojnë një shkëmbim informacioni të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë mbi tema dhe veprimtari të njohura. Mund të kuptojë dhe të marrë pjesë në menyrë të mjaftueshme në bashkëbisedime të thjeshta. Mund të përdorë një seri frazash për të përshkruar familjen, banesën dhe profesionin.

    Të shkruarit: Pjesëmarrësi mund të shkruajë shënime dhe mesazhe të thjeshta dhe të shkurtra si edhe letër personale falenderimi.

    Njohuri gramatikore: Pjesëmarrësi mund të përdorë disa struktura të thjeshta gramatikore, duke njohur rastet më të thjeshta të përdorimit të emrave, përemrave dhe foljeve.

    Të kuptuarit: Pjesëmarrësi mund të kuptojë pikat themelore kur përdoret një gjuhë e saktë dhe standarte dhe nëse bëhet fjalë për tema të njohura, që kanë lidhje me punën, shkollën, kohën e lirë etj. Ai mund të kuptojë thelbin, e një numri emisionesh në radio ose televizion mbi aktualitetin ose mbi tema që i interesojnë në fushën profesionale, nëse flitet relativisht ngadalë dhe qartë. Gjithashtu student mund të kuptojë tekste të hartuara kryesisht në një gjuhë të përditshme, si dhe përshkrimin e ngjarjeve, shprehjen e ndjenjave dhe të urimeve në letra personale.

    Të folurit: Pjesëmarrësi mund të përballojë shumicën e situatave në të cilat mund të gjendet gjatë një udhëtimi në një zonë ku flitet gjuha. Ai mund të marrë pjesë pa u përgatitur në një bisedë me tema të njohura apo që kanë lidhje me jetën e përditshme si: familja, koha e lirë, puna, udhëtimet dhe aktualiteti. Ai gjithashtu mund të shprehet thjeshtë për të treguar veprimtari dhe ngjarje, ëndrrat apo qëllimet e tij. Ai mund të tregojë një histori, përmbajtjen e një libri, e një filmi etj.

    Të shkruarit: Pjesëmarrësi mund të shkruajë një tekst të thjeshtë mbi tema të njohura ose që i interesojnë personalisht. Ai mund të përshkruajë me shkrim edhe përvojat dhe përshtypjet e tij. Ai zotëron mjaftueshëm mjetet gjuhësore pavarësisht nga fjalori i kufizuar që ka.

    Njohuritë gramatikore: Në këtë nivel pjesëmarrësi merr thelbin dhe elementet bazë të morfologjisë. Ka një kontroll të mirë gramatikor dhe pavarësisht gabimeve është i kuptueshëm.

    Të kuptuarit: Pjesëmarrësi mund të kuptojë konferenca dhe fjalime mjaft të gjata dhe madje të ndjekë një argumentim të ndërlikuar nëse tema është relativisht e njohur për të. Ai mund të kuptojë shumicën e emisioneve televizive, filmave, si dhe të lexojë dhe kuptojë artikuj të ndryshëm, pjesë letrare etj. Në këtë nivel pjesëmarrësi zotëron një game të gjere të fjalorit për tema të lidhura me fushën e tij dhe me subjektet më të përgjithshme. Ai mund të ndryshojë formulimin për të shmangur përsëritje të shpeshta, por mangësitë leksikore mund të shkaktojnë ende hezitime dhe gabime në përdorimin e frazave.

    Të folurit: Në këtë nivel pjesëmarrësi mund të komunikojë në një shkallë të lartë lirshmërie, që bën të mundur një bashkëbisedim normal me një folës vendas. Ai mund të marrë pjesë aktivisht në një bisedë dhe të paraqesë e mbrojë pikëpamjet e veta.

    Të shkruarit: Pjesëmarrësi mund të shkruajë tekste të qarta dhe të hollësishme mbi një game të gjere temash që lidhen me njohuritë e tij. Ai mund të shkruajë një ese ose një raport duke transmetuar një informacion ose duke paraqitur arsyet pro dhe kundër një opinioni të dhënë.

    Njohuritë gramatikore: Në këtë nivel pjesëmarrësi ka një kontroll të mirë gramatikor, bën gabime të rralla josistematike që nuk prishin kuptimin e të shprehurit. Ai pajiset me njohuri të forta morfologjike si dhe merr njohuri të kënaqshme sintaksore.

    Niveli i pestë i anglishtes në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës (CEFR), një përkufizim i niveleve të ndryshme gjuhësore të shkruar nga Këshilli i Evropës. Në fjalimin e përditshëm, ky nivel mund të quhet “i avancuar akademik”. Në këtë nivel, pjesëmarrësit mund të flasin dhe shkruajnë rrjedhshëm dhe saktë në mënyrë të pavarur në një larmi lëndësh dhe pothuajse në çdo mjedis pa ndonjë përgatitje paraprake.