
Rehabilitimi Neurokonjitiv në Pacientët Hemiplegjikë
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri profesionale në trajtimin efikas të pacientit hemiplegjik, rekuperimin e defiçitit të reklutimit të njësive motore dhe reaksionit abnorm ndaj stiramentit, elemente të rëndësishme të specifikës motore të pacientit post Stroke.

Asistenca Infermierore Perioperatore
Trajnim afatshkurtër i cili ka si qëllim të njohë pjesëmarrësit, në lidhje me procedurat e një ndërhyrje kirurgjikale hap pas hapi, si dhe ti infomojë për ndërlikimet e hershme postoperatore, duke shtuar njohuritë e tyre profesionale.

Menaxhimi i emergjencave, shëndetit dhe sigurisë në punë (Kurs 6 mujor)
Trajnim mbi sigurinë dhe shëndetin në punë pjesë e detyrimit ligjor për subjektet dhe kompanitë

Menaxhimi i emergjencave, shëndetit dhe sigurisë në punë (Kurs 1 mujor)
• Zhvillim i aftesive personale dhe profesionale të punonjësve mbi sigurinë, shëndetin në punë si dhe lidhur me menaxhimin e rasteve te emeergjencave civile

Teknik Mechatronic
Kursi professional i formimit të vazhduar “Teknik Mechatronic” është me kohëzgjatje 11 mujore, për profesionistët që duan të aftësohen në kete fushe. Kurrikula është hartuar mbi praktikën me te mire nderkombatare dhe metodologjinë e rekomanduar nga organizma nderkombatare.

Intervista me Fëmijët
Ky trajnim synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë praktike të nevojshme për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes përdorimit të intervistës klinike dhe strategjive efikase e të besueshme në kontekstin shqiptar.

Yoga terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfida zhvillimi
Ky kurs ka si qëllim integrimin e Yogës terapeutike dhe rehabilitimit. Teknikat e mësuara janë të thjeshta dhe të mirëmenduara për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve dhe shëndetit të tyre fizik, psikik dhe emocional. Po ashtu dhe përdorimi i metodave të ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ankthit.

Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.

Menaxhimi Mjedisor Dhe Social
Ky kurs synon të pajis pjesmarrësit me mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së dhe, si të pajtohen më mirë me këto rregullore.

Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme
Programi Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë.