Studio me ne

TË STUDIOSH NË BTTC

Vendosni ju çfarë dëshironi të jeni në BTTC UniBa!

Pavarësisht nëse jeni gati për të përballuar jetën,apo po kërkoni një ndryshim në karrierë osekërkoni aftësi të reja dhe kualifikime profesionale, BTTC UB ka një kurs për ju.

BTTC UniBa ofron kurse, testime, trajnimedhe certifikime.

Regjistrohuni sot dhe bashkohuni me qindra studentë që studiojnë çdo vit me një nga ofruesit më të mirë të të trajnimit në Shqipëri, me BTTC UniBa.

Shfletoni gamën tonë të gjerë të kurseve për të gjetur atë që mund të nxisë karrierën tuaj, t’ju ndihmojë të jeni të aftë në punën tuaj aktuale ose ndoshta ta çoni karrierën tuaj në një drejtim të ri.

BTTC UniBa ofron një sërë fushash karriere për të zgjedhur dhe u shërben studentëve të të gjitha niveleve. Kontaktoni me BTTC sot për t’ju ndihmuar të gjeni kursin e duhur për ju.

Vendet për të studiuar

BTTC ndodhet pranë Universitetit Barleti gjithashtu dhe në institucione dhe bizneset ku janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Të gjitha vendet e BCCT UB kanë lektorë me përvojë dhe profesionistë të fushës, ambiente mësimore dhe laboratorike për t’ju dhënë përvojë dhe njohuri të rëndësishme për karrierën.

Kurse të shkurtra

Të dizajnuara për t’ju dhënë aftësitë që ju nevojiten në kohën më të shpejtë të mundshme, kurset tona të shkurtra variojnë në kohëzgjatje nga disa orë në disa muaj. Ju mund të studioni kur ju përshtatet – gjatë ditës, në mbrëmje ose në fundjavë.

Llojet e kurseve

BTTC ofron një larmishmëri kursesh që ju mund të zgjidhni, ne kemi kualifikimin që i përshtatet fushës tuaj të karrierës dhe nevojave të studimit. Kur regjistroheni në BTTC, ju mund të zgjidhni llojin e formimit profesional që është i përshtatshëm për ju – kurse, testim, trajnim dhe certifikim.

Diplomë dhe programe të arsimit të lartë

BTTC është një qendër e atashuar pranë Universiteti Barleti, i cili është një institucion privat i arsimit të lartë, që ofron programe të cikleve të ndryshme të studimit Bachelor, Master i Shkencave, Master Profesional dhe diploma profesionale.

Nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve

Ne ofrojnë kurse dhe programe trajnimi që njihen sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), të cilat njihen në nivel kombëtar. Kjo do të thotë se kualifikimi mund të përdoren kudo në Shqipëri.Gjithashtu mund t’ju ofrojë kredite për edukimin në vazhdim në profesionet që ju ushtroni.

Kurse për studentët

Bëhuni pjesë e BTTC ndërsa jeni akoma duke studiuar në universitet. Ju mund të maksimizoni aftësitë tuaj dhe të filloni me një Arsim dhe Trajnim Profesional të ofruar nga BTTC.

MËNYRAT PËR TË STUDIUAR

BTTC UB ofron mundësi studimi që i përshtaten nevojave tuaja. Nga studimi në klasë, në praktikë dhe në distancë. Studioni me ritmin tuaj për të marrë aftësitë dhe njohuritë për të çuar karrierën tuaj në një tjetër nivel.

Studioni në distancë

BTTC ofron një gamë të gjerë kursesh të shkurtra, certifikata dhe kualifikime pasuniversitare të ofruara tërësisht në internet. Kjo do të thotë që ju mund të studioni kudo që ju përshtatet më së miri; në shtëpi, në punë ose në lëvizje. Ju do të keni akeses në materialet mësimore dixhitale dhe mbështetëse, si dhe të merrni vlerësimet tuaja.

Studioni në klasë

BTTC, në bashkëpunim me Universiteti Barleti, kurse, trajnime dhe certifikime në auditorët universitar, të cilat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar optimalisht programin, nga lektorët e disiplinës që ju keni zgjedhur për të studiuar.Ju gjithashtu do të merrni të gjitha shërbimet studentore duke përfshirë: bibliotekat, kafenetë, laboratorët, shërbimin këshillues të karrierës dhe shumë më tepër. Kampusi i Universiteti0 Barleti është vendi i shkëlqyera për t’u socializuar, mësuar dhe zhvilluar.

Studioni në vendin e punës

Nëse preferoni të mësoni në punë, BTTC ofron një sërë kursesh që mund t’ju ndihmojnë të bëni pikërisht atë, falë marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit me bizneset dhe akademinë. Lektorët tanë do t’ju trajnojnë në vendin e punës, duke përdorur mjetet dhe njohuritë tuaja.

NIVELET E KORNIZËS SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE (KSHK)

Ne ofrojnë kurse dhe programe trajnimi që njihen sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), të cilat njihen në nivel kombëtar. Kjo do të thotë se kualifikimi dhe aftësitë tuaja mund të përdoren kudo në Shqipëri, dhe gjithashtu mund t’ju ofrojë kredite për edukimin në vazhdim në profesionet që ju ushtroni.

Kurset, trajnimet dhe certifikimet në BTTC ofrojnë njohuri që përshtaten me nivelet e KSHK, të cilat përfshijnë:

Për më shumë klikoni butonin për të vizituar faqen: https://www.akafp.gov.al/

Niveli 5

Njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi deri në një nivel të caktuar Një sërë aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur në mënyrë krijuese problemet Menaxhim dhe mbikëqyrje në kuadrin e veprimtarive të punës ose studimit, në situata të ndryshueshme. Shqyrtimi dhe përmirësimi i performancës vetjake dhe të të tjerëve.

Niveli 6

Njohuri të avancuara në një fushë pune apo studimi, duke përfshirë analizën kritike të teorive dhe parimeve. Aftësi të avancuara, që tregojnë mjeshtëri dhe inovacion, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe të paparashikueshme në një fushë pune ose studimi. Marrje përgjegjësi për menaxhimin dhe zhvillimin profesional të individëve apo të grupeve.

Niveli 7

Njohuri shumë të specializuara, disa prej të cilave në nivel të avancuar bashkëkohor në një fushë pune ose studimi, si bazë për mendim dhe kërkim origjinal. Analizë kritike e dijeve në një fushë ose në ndërveprimin e fushave të ndryshme. Aftësi të specializuara për zgjidhjen e problemeve që nevojiten për kërkim dhe /ose inovacione, me qëllim që të zhvillojë njohuri dhe procedura të reja si dhe të integrojë njohuri nga fusha të ndryshme.

Niveli 8

Njohuri në nivelin më të avancuar të një fushe pune apo studimi, si dhe në ndërveprimin ndërmjet fushave. Aftësi dhe teknika tepër të avancuara dhe të specializuara që përfshijnë sinteza dhe vlerësime të nevojshme për zgjidhjen e problemeve kritike në kërkim dhe/ose inovacion, si dhe zgjerimin dhe ripërcaktimin e njohurive ose praktikave profesionale ekzistuese.