Vijojnë trajnimet me mësues dhe drejtues të arsimir parauniversitar

Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Testimeve Barleti (BTTC) vijon rregullisht me trajnimet për zhvillimin e vazhduar profesional, me certifikim me kredite, të zhvilluara online ose drejtpërdrejtë, me afate ditore, mujore apo 2 mujore, sipas moduleve të akredituara nga MAS dhe MF.

Trajnimet po zhvillohen me drejtues dhe mësues të arsimit parauniversitar nëpërmjet përdorimit të metodologjive ndërvepruese ballë për ballë dhe online, ku pjesëmarrësit dhe trajnerët diskutojnë dhe ndajnë përvojat e mira me njëri tjetrin, shkëmbejnë ide për zgjidhje të situatave  të ndryshme nga jeta e përditshme, profesionale, si dhe japin mendime mbi informacionin shkencor, metodologjik, bashkëkohor dhe atë praktik.

Nga pjesëmarrësit kemi reagime pozitive se krijimi i aftësive në këto trajnime luan një rol ndihmues dhe mbështetës në proceset e zbatimit të kurrikulës, të metodologjive të mësimdhënies dhe të nxënit, por dhe lidhur me drejtimin dhe menaxhimin e shkollës.

Comments are closed.