Psiko-Sociale/Punonjës Psiko-Social Shkollor

Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies i kushton një rëndësi të posaҫme edhe Aftësisë së Kufizuar në Shkollë por jo vetëm. Këto programe janë të licensuara dhe të certifikuara si pjesë e programeve të formimit të vazhduar me kredite të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe si trajnime të formimit profesional nga Agjensia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive(AKPA). Programet drejtohen nga ekspertët më të spikatur të fushës së aftësisë së kufizuar si dhe pedagogë të nderuar të Pedagogjisë Speciale, Psikologjisë Klinike, Psikologjisë Shkollore dhe asaj të Zhvillimit.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushtojnë trajnimet me kredite?

Trajnimet me kredite kushtojnë nga 1000-1500 lekë 1 kredit

Sa kushtojnë kurset apo trajnimet profesionale?

Trajnimet profesionale sipas llojit të tyre kushtojnë nga 10.000-17.000 lekë

Ju e bëni Shkollën e Drejtorëve..Dua të regjistrohem?

Ne zhvillojmë vetëm zbatimin e programit të detyrueshëm për Shkollën e Drejtorëve. Procesin e regjistrimit, filtrimit, organizimit dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes e bën vetë Shkolla e Drejtorëve, të cilës duhet ti drejtoheni për aplikim duke i gjetur kontaktet me një kërkim të thjeshtë në internet.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj