Zhvillimi i Aftësive Individuale

Përditësimi i aftësive individuale luajnë një rol kyç në kërkimin e një pune si dhe suksesin në karrierë.., duke plotësuar kështu punonjësit dhe ndihmuar ata në kryerjen me sukses të detyrave teknike, artistike, mjeshtësive apo dhe zanateve të licensuara. Në këtë aspekt qëllimi primar i këtyre trajnimeve është për të kompletuar pjesëmarrësit me dije praktike sesi ti zhvillojnë këto aftësi dhe vënë ato në shërbim të sfidave të tyre të përditshmërisë sociale dhe profesionale.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?

Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.

A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?

Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj