KOHA E PUNËS, PLANI DHE PORTOFOLI – 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë dhe të shpjegonë se për çfarë duhen dhe shërbejnë plani i mësuesit, portofoli i tij, si dhe të argumentojnë profesionalisht kohën zyrtare të qëndrimit në institucion.Moduli jep informacione të qarta për kohën kur paraqitet mësuesi në punë, për përgjegjësitë dhe detyrat që ai duhet të kryejë gjatë orarit të punës, duke argumentuar saktë 30 orët e javës së punës në institucion.Nga ana tjetër, moduli informon rreth planit të mësuesit, çfarë lloj marrëveshje është ajo, kush e nënshkruan dhe elementet/dokumentet që përmban plani i mësuesit. Moduli përfundon me të dhëna rreth portofolit të mësuesit, kush e harton atë, çfarë dokumentesh ka brenda tij, si dhe kush e ruan dhe çfarë përdorin drejtuesit e shkollës nga portofoli për vlerësimin vjetor të mësuesit. Në modul gjenden të dhëna të detajuara me ide dhe praktika që duhet të zhvillohen në shkollë në kuadër të këtyre elementeve të rëndësishëm dhe zyrtarë të profesionit të mësuesit.

Back to: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj > Leksionet e kursit: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare– 2 muaj