Ndërhyrja e parë psikologjike në shkolla


Të përjetosh një ngjarje stresuese apo tërmet është shumë eksperiencë e frikshme dhe ditët, javët, muajt në vijim mund të jenë stresuese gjithashtu.
by BTTC
15 orë
0 Lessons
0 Students

Të përjetosh një ngjarje stresuese apo tërmet është shumë eksperiencë e frikshme dhe ditët, javët, muajt në vijim mund të jenë stresuese gjithashtu. Shumica e familjeve e përballojnë me kalimin e kohës, veçanërisht me mbështetjen e të afërmve, miqve dhe komunitetit të tyre. Por familje të
ndryshme mund të kenë përvoja specifike gjatë dhe pas ngjarjes stresuese.

Puna me mësuesit është një modul i rëndësishëm i këtij trajnimi dhe sugjerohet që së pari puna të nisi me vet mësuesit dhe më pas ata të angazhohen së bashku me psikologët shkollor të mbështesin nxënësit. Është e rëndësishme theksimi i rolit dhe përgjegjësisë së mësuesit në krijimin e një mjedisi normal dhe atmosfere pozitive në klasë/shkollë.

Shkolla është një kontekst mjaft i rëndësishëm, i cili pret e mirëpret të gjitha shtresat e prejardhjet e ndryshme sociale e klasore në mesin e saj. Si një institucion i tillë ajo edhe mbetet një vend ku shumë problematika dhe dinamika mund të shfaqen, zhvillohen apo edhe transmetohen si dhe identifikohen.

Trajnuesit:

Prof Asoc. Dr. Artemis Shehu

Prof Asoc. Dr. Eglantina Dervishi

Valbona Habili

Specifikimet kryesore

• Zhvillim i kompetenca në drejtim të sjelles mbështetëse në komunikim me nxënësit e tjerë, prindërit dhe mësuesit.

• Orientim për të kërkuar ndihmën e profesionistëve të tjerë të shëndetit mendor në konteksin shkollorë për cështje që kanë të bëjnë me mirëqenien psikologjike të tyre, të nxënësve dhe të punonjësve të institucionit.

• Të pajisin punonjësit e shërbimit psikosocial në shkollë në procesin e këshillimit apo edhe ndjekjes së rasteve me problematika sjellore apo edhe emocionale të përballin efektet e traumës së pësuar

• Trajnim për të aplikuar protokollin e ndërhyrjes psikologjike në mënyrë të përshtatshme.

• Të pajisë punonjësit mësimorë të kuptojnë veten dhe të kërkojnë ndihmën e nevojshme për të rikuperuar veten pas traumave kolektive.

• Të ndihmojë dhe qartësojë punonjësit e shërbimit psikosocial të referojnë rastet e më problematike në kohën e nevojshme për të marrë trajnimin e ndërhyrjen e duhur

Cfarë përfitoni?

  • Të ndihmojë nxënësit të ndërgjegjësohen në raport me përjetimet e tyre emocionale, mendore dhe sjellore lidhur me situatën.
  • Të ndihmojnë nxënësit të verbalizojnë dhe t’i japin një kuptim racional gjithë përpunimit mendor mbi ngjarjet stresuese.
  • Të pajis nxënësit me shprehi të mira të kujdesit për veten me qëllim që të jenë në gjendje të mbështesin veten.
  • Të ndihmojë punonjësit mësimorë të ndërgjegjësohen në raport me përjetimet e tyre emocionale, mendore dhe sjellore lidhur me situatën.
  • Të ndihmojnë punonjësit mësimorë të verbalizojnë dhe t’i japin një kuptim racional gjithë përpunimit mendor të ngjarjeve stresuese.
  • Të pajisë punonjësit mësimorë me shprehi të mira të kujdesit për veten me qëllim që të jenë në gjendje të mbështesin veten.
  • Të ndihmojë punonjësit mësimorë të njohin dhe identifikojnë nxënësit me problematika të sjelljes si ccrregullime të sjelljes së ccrregullt, hiperaktivitetit apo kundërshtimit lidhur me situatën.
  • Të ndihmojnë punonjësit mësimorë të njohin dhe identifikojnë nxënësit me problematika emocionale si ankth të përgjithësuar, ankth ndarje, stres post traumatik, depresion apo problematika të tjera emocionale lidhur me një traumë apo krizë të pësuar.
  • <i class="lnr lnr-