Leksion i hapur nga pedagogia PhD. Julie Cowan

Ditën e premte, me datë 3 shkurt 2023- ora 16:00-18:00, pedagogia nga Universiteti “New Castle” në Australi, PhD Julie Cowan, e cila ka studiuar dhe në Universitetin “Cambridge” në Angli, mbajti një leksion të hapur me studentë të programeve master në arsim special, në mësimdhënie dhe të nxënë, në gjuhë dhe komunikim, në arte, në teknologji informaconi dhe komunikimi, në shkenca sociale.

Tema e leksionit ishte “Përcaktimi dhe të kuptuarit e mësimdhënies cilësore”, një model i aplikuar në shkollat australiane. Ajo paraqiti përmbatjen dhe 3 dimensionet e këtij modeli si: Angazhimi, mjedisi mësimor dhe rëndësia, si dhe elementet e tyre përbërës. Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës shkëmbyen shumë pyetje-përgjigje me interes rreth mundësisë së zbatimit të mësimdhënies cilësore në shkollat shqiptare.

Më pas Prof. As. Robert GJEDIA i cili është dhe Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional diskutoi me kolegen përmbajtjen e programeve master, të cilat kolegia i vlerësoi si programe bashkëkohore, në përputhje me zhvillimet e tanishme, ndërkombëtare lidhur me formimin e mësuesve të rinj.Kolegia solli në leksion botimin “Mësimdhënia cilësore” që do të jetë pjesë e bibliotekës së universitetit, si dhe u ra dakord për bashkëpunim në të ardhmen lidhur me zbatimin e një projekti për pilotimin e modelit të mësimdhënies cilësore në shkolla të arsimit të mesëm të ulët (klasat 6-9) në Shqipëri.

Comments are closed.