Fillon së shpejti “Asistenca Infermierore Perioperatore”

Universiteti Barleti, përmes Barleti Training and Testing Center BTTC, ofron trajnimin “Asistenca Infermierore Perioperatore”, i cili ka si qëllim të detajojë të gjithë proçedurën e punës infermierore në bazë të një protokolli të përcaktuar, në të gjitha fazat e një ndërhyrje operatore.

Trajnimi mundëson kryerjen e proçedurave infermierore në një radhë të përcaktuar, sipas një protokolli dhe aplikimin e kujdesit në bazë të tij.

Ky trajnim njeh pjesëmarrësit në lidhje me procedurat e një ndërhyrjeje kirurgjikale hap pas hapi, si dhe t’i informojë për ndërlikimet e hershme postoperatore, në mënyrë që infermierët të fitojnë aftësi në observimin e shenjave kryesore të organeve vitale, ashtu sikurse të fitojnë kompetenca në dhënien e kujdesit dhe në menaxhimin e pacientit pas ndërhyrjes.

Trajnimi do të zhvillohet fizikisht në Universitetin Barleti. Veprimtaria mësimore përfshin leksione interaktive dhe prezantime nga trajnuesit, diskutime në grup dhe demonstrimi në praktikë i të gjitha teknikave të përfshira.

Trajnimi është i akredituar nga ASCK me 6 kredite.

Kontakte:

Informacion i përgjithshëm mbi kursin: 0697063488 / [email protected] 

Informacion i specializuar mbi programin dhe fushën:  0692040554/ [email protected]/ [email protected]

Sherbim klienti/Sekretari: [email protected]umb.edu.al 

Faqe e kursit: Asistenca Infermierore Perioperatore

Comments are closed.