Rehabilitimi Neurokonjitiv në Pacientët Hemiplegjikë

Më datë 21-22 Janar 2023 nën respektimin rigoroz dhe maksimal, u zhvillua trajnimi “Rehabilitimi Neurokonjitiv në Pacientët Hemiplegjikë’’.
Ky trajnim u organizua nga Universiteti Barleti, pjesë e Barleti Group shpk dhe u zbatua nga njësia e specializuar Barleti Training and Testing Center (BTTC) me anë të Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet me trajnuese MSc. Besa Hyseni.

Trajnimi zgjati 6 orë efektive në total dhe ezauroi të plotë dhe në mënyrë profesionale programin dhe axhendën e planifikuar të aktivitetit.
Aktiviteti u shoqërua me leksion teorik dhe praktik, diskutim në grup, pyetje, përgjigje duke ofruar interaktivitetin e duhur për një proçes të lartë shkëmbimi njohurish dhe eksperiencash jo vetëm mes lektores dhe pjesëmarrësve, por dhe mes pjesëmarrësve nga njëri-tjetri.

Në këtë trajnim ishin prezentë 5 pjesëmarrës, 1 Fizioterapiste profesioniste e liçencuar nga Urdhri i Infermierit dhe 4 Fizioterapistë të paliçencuar të cilët dhanë përshtypjet e tyre pozitive për kursin duke e cilësuar atë një moment të rëndësishëm për ta drejt rifreskimit dhe përfitimit të njohurive të reja në lidhje me temën.

Comments are closed.