Udhërrëfyes Turistik Kombëtar


Programi Udhërrëfyes Turistik Kombëtar rrit performancën në guidimin turistik për shërbime të tilla si: operator turistik, agjenci turistike dhe jo vetëm, gjithashtu përmirëson praktikën e guidave përmes një programi të vazhduar edukimi.
by BTTC
600 orë
9 Lessons
0 Students

“Udhërrëfyes Turistik Kombëtar” është një program kualifikimi për profesionistët shqiptarë. Ky kurs trajnimi 4 mujor finalizohet me përgatitjen e një dosjeje profesionale të një guide për një zonë të caktuar, në varësi të interesave dhe njohjeve të pjesëmarrësit. Mbas kësaj pjesëmarrësi pajiset me ÇERTIFIKATË të njohur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Përfundimi i kursit Udhërrëfyes Turistik Kombëtar ju aftëson të kryeni detyrat e udhërrëfyesit turistik me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.

Trajnuesit:

  1. Florina Pazari, Dr. – Turizëm/Gjeografi
  2. Prof.dr.Neritan Ceka – Arkeologji
  3. PhD.Sajmir Kristo – Arkitekurë
  4. Msc. Irena Resuli – Histori/diversitet kulturor
  5. Msc.Bujar Ago – Trajner/guide turistike

Specifikimet kryesore

Cfarë përfitoni?

  • Aftësim në kryerjen e detyrave si udhërrëfyes turistik me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme
  • Përvetësim I njohurive teorike mbi vendin si dhe teknikave te guiditimit
  • Praktike profesionale dhe mundësi e punësimit dhe rritjes në karrierë