Yoga terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfida zhvillimi


Ky kurs ka si qëllim integrimin e Yogës terapeutike dhe rehabilitimit. Teknikat e mësuara janë të thjeshta dhe të mirëmenduara për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve dhe shëndetit të tyre fizik, psikik dhe emocional. Po ashtu dhe përdorimi i metodave të ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
by BTTC
8 orë totale, 6 orë efektive
5 Lessons
0 Students

Yoga është disiplina që bashkon mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale. Ky trajnim sjell një mundësi unike për të zgjeruar njohuritë në rehabilitimin e pacientëve. Me anë të pozicioneve fizike promovojmë shëndetin fizik. Me anë të teknikave të frymëmarrjes promovojmë shëndetin mendor, psikologjik. Me anë të lojrave të Yogës e bëjmë seancën argëtuese dhe plotësuese.

Profesionistët do të njihen me mënyrat e integrimit të Yogës gjatë seancave të tyre të rehabilitimit duke u bazuar në një vlerësim të pacientit, duke caktuar objektivat e trajtimit dhe hartimin e një plani të personalizuar trajtimi. Trajnimi përfshin edhe teknika për menaxhimin e stresit, ankthit apo shpërthimeve të inatit që fëmijët mund të shfaqin gjatë trajtimit.

Trajnuesit:

Jola Xharo Çini, MSC. Fizioterapi pediatrike

Specifikimet kryesore

Teknika frymëmarrje

Pozicione fizike, asana

Lojëra të Yogës dhe props

Teknika relaksimi dhe meditimi

Ushtrime hyrëse warm up

Rehabilitim pediatrik, fëmijë me nevoja të veçanta

Modules

Cfarë përfitoni?

  • Aftësi për të aplikuar teknika, modalitete të Yogës terapeutike gjatë seancave të rehabilitimit.
  • Aftësi për të ndërthurur Yogën me rehabilitimin pediatrik dhe për ta përshtatur atë sipas nevojave që ka çdo fëmijë.
  • Aftësi për të diferencuar pozicionet e ndryshme fizike në varësi të benefitit që ato kanë për çdo patologji.
  • Aftësi për të dalluar momentin e duhur për të ndërhyrë gjatë terapisë me metoda të ndryshme relaksimi, meditimi.