Auditues Energjetik në Ndërtesa


Qëllimi i këtij kursi është trajnimi për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe certifikimi i detyrueshëm për tu futur në provimin e licensimit nga Agjensia e Eficencës së Energjisë dhe ushtruar ligjërisht profesionin e Audituesit dhe Menaxherit Energjitik në Ndërtesa.
by BTTC
144 orë
7 Lessons
0 Students

Audituesi i energjisë vlerëson dhe analizon se si energjia po përdoret në një objekt rezidencial, tregtar ose institucional, identifikon mundësitë e ruajtjes së energjisë dhe bën rekomandime se ku mund të reduktohet ose optimizohet konsumi i energjisë

Programi 12 javor i Audituesit të Certifikuar të Energjisë në ndërtesa u ofron pjesëmarrësve njohuritë themelore të nevojshme për të vlerësuar se si përdoret energjia në një objekt dhe për të identifikuar se ku mund të reduktohet konsumi. Për më tepër, ai mbulon metodologjitë e dobishme të llogaritjes përmes shembujve praktikë dhe skenarëve të mundshëm kompjuterik.

Trajnuesit:

Dr. Skerdilajd Bajramaj, Jurist

Msc. Arben Burda, Inxhinier Mekanik

Msc. Alma Koka, Inxhinier Mekanik

Msc. Ledio Kosta, Inxhinier Mekanik

Specifikimet kryesore

Të kuptuarit të objektivave të auditeve energjitike dhe protokollet e tyre

Studimi i metodologjive të dobishme të llogaritjes përmes shembujve praktikë dhe skenarëve kompjuterik

Praktika laboratorike

Të kuptuarit të formave të energjisë, burimeve të energjisë dhe impianteve teknike në ndërtesa

Analizimi i niveleve të ndryshme të auditimit dhe planifikimi i suksesshëm i auditit

Raportimi efektiv i rezultateve të auditit energjitik

Cfarë përfitoni?

  • Aftësimi në përdorimin e metodologjive dhe programeve kompjuterike për analizë energjitike
  • Aftësimi në përdorimin e paisjeve matëse
  • Aftësimi në vendimmarrje në investime të projekteve në efiçencën e energjisë